Ledri Vula prezanton zyrtarisht të dashurën e tij

schedule14:37 - 2 Prill, 2020

schedule 14:37 - 2 Prill, 2020

Ndonëse historia e tyre e dashurisë përflitej prej kohësh në rrjetet sociale apo në mediat rozë, ata asnjëherë nuk e pranuan publikisht lidhjen e tyre. Por, nga dje ju prezantojmë zyrtarisht me çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar: Ledri Vula dhe Sara Hoxha!

Ata kanë pranuar kështu haptazi dashurinë e tyre duke ndarë virtualisht foton e parë si çift.

Thuhet, se reperi i njohur kosovar dhe bukuroshja Sara Hoxha kanë një histori të gjatë dashurie, të cilën mediat e kanë përcjellë shpesh përmes fotove të rrjeteve të tyre sociale në destinacionet luksoze ku kanë udhëtuar bashkë për pushime, por asnjëherë ata nuk e kishin pranuar si fakt.

Pas publikimit të fotos ditën e djeshme, kanë vërshuar urimet për ta nga të gjitha anët, por ajo që bie në sy janë disa prej tyre ku miqtë e përbashkët të çiftit thonë që duhet të ndodhte karantina për shkak të koronavirusit që Ledri të na prezantonte me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën./abcnews.al

 

https://www.instagram.com/p/B-ciSnXhbom/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!