Moderatorja Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjetet sociale, ku here pas here publikon foto nga më të ndryshmet.
Së fundmi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, mes të cilave vëmendje ka tërhequr çështja e puthjes së Ledrit.
Një nga ndjekësit i shkruan nëse “Puthte mirë Ledri ee?”, ndërsa Fjoralba nuk e ka pritur aspak mirë duke u përgjigjur: “Po të kthej të njëjtën përgjigje që i ktheva një mesazhi në DM: Jeta do ishte më e lehtë për të gjithë ne, sikur të bënit edhe ju diferencën midis showt dhe jetës reale”.
Kujtojmë që videoja e puthjes në emision ka bërë sot xhiron e rrjetit, ndonëse ishte thjesht një situatë komike dhe show./abcnews.al