Ledio Pano: Titulli? Dyshimet nuk shmangen, shpresoj ta fitojë Partizani

schedule15:26 - 27 Maj, 2023

schedule 15:26 - 27 Maj, 2023

A mund të thuhet se vërtet gjithçka ka përfunduar?

Kur mbetet edhe një javë deri në mbyllje të sezonit në Abisnet Superligë, Partizani është në vend të parë dhe e ka në dorë fatin e tij, por një legjendë e tij e dikurshme, ende nuk është i sigurt.

Ledio Pano, ish-futbollist i të kuqve dhe i kombëtares, komenton pikërisht javën e fundit, me sfidat Partizani-Teuta dhe Erzeni-Tirana, ndërsa flet për Abc-në.

“Unë besoj se ka ende edhe një 90 minutësh. Përqindja më e madhe padyshim që është e Partizanit, ata e kanë në dorë e tyre titullin, por që futbollit asnjëherë nuk i dihet. Unë dua që Partizani të shpallet kampion, por futbolli prandaj është i bukur, duhet luajtur deri në minutën e fundit.”

Dyshimet dhe akuzat janë të shumta se ky kampionat mund të jetë luajtur jo pak jashtë fushe.

“Për mendimin tim në përqindjen më të madhe, kampionati është luajtur në fushë. Kontestime do të ketë gjithmonë, sidomos kur flitet për Partizanin dhe Tiranën. Ka momente që do të dyshohet ku mund të avantazhohet një ekip, por për mendimin tim fajin e ka ai mbrojtësi për atë ndërhyrje amatoreske. Nëse do të shënohej ai goli në minutën 100-të, sigurisht që nuk do të ndodhnin ato që ndodhën. Në shumë raste duhet të kesh edhe fatin me vete. Tirana e ka pasur gjithmonë këtë fat duke shënuar në minutën e 94-të, 95-të.”

Me gjasë, Xhovani Kolela do të bëhet trajneri i parë italian që del kampion në Shqipëri.

“Është i vetmi trajner italian që ka këtë kohëzgjatjen në ekipet shqiptar, është diçka pozitive. Sigurisht me ato të mirat e të këqijat e veta, por besoj se pozitiviteti i tij është më i madh se negativiteti. Megjithatë, besoj se nga momenti që ti del kampion, të tjerat zerohen”, është shprehur Pano./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!