Ledio Pano nuk bën parashikim për derbin

schedule12:03 - 28 Shtator, 2018

schedule 12:03 - 28 Shtator, 2018

Ish-futbollisti i njohur i Partizanit, Ledio Pano, flet për sfidën brenda kryeqytetit. Ai nuk sheh favoritë, ndërsa kujton ndeshjet kur ishte vetë në fushë, apo kur luante babai i tij, i paharruari Panajot Pano.

E di shumë mirë se çfarë është kjo ndeshje.

Ledio Pano është një nga yjet e viteve ‘80 të Partizanit që është ndeshur shpesh me Tiranën, një sfidë që këtë të premte do ta ndjekë besohet në stadium.

Ish-mesfushori elegant i të kuqve dhe i kombëtares ka këtë dëshirë.

“Derbi nuk ka favoritë. Kur kemi menduar që një ekip është më lart ndoshta ka fituar ekipi tjetër. Kërkoj që atë jetë një ndeshje dyluftuar nga të dyja ekipet, por mbi të gjitha fair play dhe të kënaqen tifozat. Sigurisht dëshira është të fitojë Partizani”, tha Pano.

Si vijnë, sipas Panos, dy skuadrat në këtë derbi?

“Tirana me një mentalitet, trajner dhe staf të plotësuar. Ka një plus sepse ky staf ka një vit e ca që punon dhe ndoshta mentaliteti i trajnerit ka hyrë disi të Tirana. Partizani ka një trajner të ri në kohë sepse Gega është një trajner i konfirmuar. Ndryshimi është sepse Gega e njeh mirë se çfarë kërkon një derbi ndërsa Ze Maria është derbi i parë”, tha Ledio Pano.

Nga derbit që ka luajtur në vitet 80-të, çfarë i ka mendur më shumë në mendje?

“Kam luajtur në derbi ku Tirana ka qenë shumë e fortë me lojtarë kalsi, me Muçën, Mingën, Kolën, Josën, Lekbellon kanë qenë të zjarrta, por dyluftimet me Stojën për mua kanë qenë që nuk do i harroj kurrë se vinte momenti që i thoja “po ik o vëlla më lër rehat”, por këtë detyrë më kanë vënë kështu që…”, tregoi Pano.

Përveçse lojtar me emër, Ledio është edhe djali i të paharruarit Panajot Pano.

“Derbi i parë besoj ka qenë derbi kur babi ka lënë futbollin . Me Tiranën e ka lënë në ’75-n. Mbaj mend atë vrapim dhe si gjithë sportdashësit qanin në stadium. Një stadium i përlotur ku vetëm hidheshin lule dhe deri në momentin që babi doli nga fusha të gjithë qanin dhe një javë më mbrapa shihja babin që vishte uniformën e Partizanit dhe shihte veten në pasqyrë”, u shpreh Ledio Pano./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!