Ledi Shamku Shkreli: Akademinë e Shkencave nuk e dëgjoj kurrë të flasë për “shpopullimin” apo “përse u prenë pemët”

schedule14:06 - 11 Tetor, 2022

schedule 14:06 - 11 Tetor, 2022

Ceremonia jubilare e 50 vjetorit të themelimi të Akademisë së Shkencave ka shkaktuar indinjatë te gjuhëtarja e njohur Ledi Shamku Shkreli, e cila ka shprehur kundërshtitë e saj për këtë institucion me anë të një statusi në median sociale.

Në një lidhje direkte në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Ledi Shamku Shkreli u shpreh që Akademia e Shkencave ka probleme me kërkimin shkencor dhe kjo është një mendësi që buron nga viti 1972.

Sipas saj është dhe çështje reformimi, dhe ka probleme me politizimin dhe ideologjizimin e saj si institucion, dhe kështu nuk e dëgjojmë asnjëherë të flasë për probleme që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare të tilla si ‘shpopullimi’ apo cështje mjedisore të tilla si prerja e pemëve.

Akademia e Shkencave për studiuesen e njohur të gjuhës shqipe duhet të jetë ‘bulkthi i ndërgjegjës së një kombi’.

Përmendja e Eqerem Cabej gjatë ceremonisë së djeshme, ishte një fyerje për figurën dhe punën e gjuhëtarit të famshëm, vepra e të cilit Meshari i Gjon Buzukut nuk u botua dhe e cila i kushtoi 10 vite jetë.

Botimet e veprës së tij janë bërë me contribute individuale dhe nga dashamirësia akademike, ku disa botime të vogla ishin gjatë kohës që ishte pjesë e universitetit dhe gjatë regjimit iu ndalua dhe e drejta e mësimdhënies. Sipas saj ka një shpërdorim figurash të albanologjisë apo të fushave kërkimore të tjera./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!