Ledi Shamku Shkreli: 1972 është viti në të cilin u instalua revolucioni kulturor kinez

schedule14:20 - 11 Tetor, 2022

schedule 14:20 - 11 Tetor, 2022

Në një lidhje direkte me ABC Live, gjuhëtarja dhe anëtarja e Akademisë së Studimeve Albanologjike Ledi Shamku Shkreli, ka shprehur rezervat e saj për vitin 1972, vit që njihet si vit i themelimit të Akademisë së Shkencave.

Ajo u shpreh që nuk kam vetëm ‘rezerva konceptuale për këtë datë, dhe në fakt nuk kam rezerva, kam kundërshti’.

Sipas saj duhet të mësohemi ti numërojmë, të bëjmë një numërim demokratik, dhe shkenca në Shqipëri nuk ka lindur as me Shqipërinë socialiste as me njeriun e ri.

Sipas gjuhëtares Ledi Shamku Shkreli ‘viti 1972 është një çast, i cili duhej të kremtohej në heshtje, nuk është koha e krijimit të Akademisë Shqiptare por Akademisë së Shqipërisë së Re’.

Linguistja e njohur e gjuhës shqipe përmendi rolin që ka luajtur Lëvizja Bashkimi, e cila ngriti dhe akademinë e saj në vitin 1909.

Më pas përmendi ngritjen e Instituti i Albanologjisë Shqiptare, dhe krijimin e instituteve të shkencave, të cilat u themeluan së bashku me universitetet në vitin 1957. Kështu që për gjuhëtaren Ledi Shamku Shkreli viti 1972 është viti në të cilin ‘instalohet revolucioni kulturor kinez, mbi gjuhën dhe produktin shpirtëror kulturore të Shqipërisë së Re, dhe e gjithë kjo shkencë futej në një çadër ideologjike’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!