Lecce “bie” në “shtëpi”, Udinese mund pastër skuadrën e shqiptarëve

schedule20:56 - 13 Maj, 2024

schedule 20:56 - 13 Maj, 2024

Ylber Ramadani dhe Medon Berisha duhet të luftojnë ende për të siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit italian, teksa në javën 36-të të Serie A, Lecce e dy shqiptarëve “ra” në shtëpi përballë Udinese me rezultatin 0-2.

“Bardhezinjtë” realizuan nga një gol në çdo pjesë, për të marrë një fitore që e largon nga zona e rënies, por me rrezikun që mund të rrëshqasë sërish poshtë nëse gabon në dy takimet e fundit të kampionatit, me golat që u shënuan nga Lucca në minutën e 36′-të të sfidës dhe Samardzic, në minutën e 85′-të.

Falë këtij rezultati, skuadra e Lecce mbetet në vendin e 13-të me 37 pikë, ndërsa Udinese katapultohet në vendin e 17-të me katër pikë më pak se skuadra e Ramadanit e Berishës, duke qëndruar momentalisht jashtë rrezikut të rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!