LeBron nuk mjafton, Westbrook i jep triumfin Rockets dhe vendos rekord

schedule08:47 - 7 Shkurt, 2020

schedule 08:47 - 7 Shkurt, 2020

Houston Rockets arriti ta fitojë takimin kundër LA Lakers në transfertë, me rezultatin 111-121. Të dyja skuadrat i kushtuan rëndësi sulmit dhe në “Staples Center”, u pa një ndeshje shumë e bukur. Lojtari më i mirë në parket, ishte ylli i Rockets, Russell Westbrook.

“PointGuard” i Rockets bëri një ndeshje madhështore, duke shënuar 42 pikë, duke dhënë 5 asiste dhe duke fituar 8 topa në tabelës. Këto 42 pikë të shënuar kundër Lakers, e çuan në total numrin e pikëve në 20’007, duke u bërë lojtari i 42-të në NBA që kalon numrin e 20 mijë pikëve.

Ndërsa te Lakers, dyshja LeBron-Davies bënë një ndeshje gjithashtu të shkëlqyer. LeBron James shënoi 18 pikë, dha 15 asiste dhe fitoi 9 topa në tabelë, ndërsa Davies, shënoi plot 32 pikë./abcnews.al