Mosha është vetëm një numër për Lebron James. Dhe nëse flasim për numrat, ata vazhdojnë të shtojnë rekordet në karrierën e basketbollistit.
“Mbreti” i NBA kaloi një tjetër mbrëmje të madhe në parket dhe në histori, duke kaluar një legjendë si Majkëll Xhordan.
Ai u bë lojtari i parë në histori, që shënon 40 ose më shumë pikë në moshën 40 vjeçare.
Në sfidën kundër Porlend, Lebron realizoi saktësisht 40 pikë.
Në fakt, ai e kishta barazuar Xhordan në ndeshjen e 6 shkurtit, kur shënoi 42 pikë kundër Golden State, por tani e ka lënë pas atë që konsiderohet si më i madhi i basketbollit amerikan.
Jo vetëm kaq.
LeBron James u ngjit në vendin e tretë të renditjes së lojtarëve me më shumë ndeshje në historinë e NBA.
Ai luajti ndeshjen e 1542 në karrierë, duke lënë pas Vince Carter.
Përpara tij janë vetëm Robert Parish dhe Karim Abdul Xhabar.
Por, duke parë që tërheqja duket larg, LeBron James i ka të gjitha mundësitë të vendosë edhe një tjetër rekord në këtë garë.
Me paraqitjen e tij, 40 vjeçari ktheu Los Anxheles Lakers te suksesi, pasi kaliuforninët mundën 110-102 Porland.
Në këtë ndeshje, mungoi Luka Donçiç, ndërsa në krah të LeBron James ishte Austin Reaves, që I shtoi 32 pikë të tjera triumfit të Lakers.