Mesa duket yllin e LA Lakers, Lebron James, nuk do ta shikojmë më vetëm në parketin e basketbolllit. Të gjithë fansat e “The King” e dinë pasionin e tij për muzikën dhe ka qenë vetë ai që e ka pranuar se do të ndjekë në mënyrë profesionale ëndrrën e tij.
“Dashuria ime për muzikën është e çmendur. Po mendoj të bëj një album. Oh jo, unë nuk do të rrepoj apo diçka e tillë. Nuk jam i çmendur dhe e di se ku unë jam i mirë, por do t’iu tregoj një gjë që e kam. Kam shumë miq që janë shumë të mirë në rrep”, shkruan amerikani në “Twitter”.
My love for music is INSANE!!! I think I’m going to do a album. Oh no I won’t be rapping or anything like that. I’m not crazy, I know what I’m great at, but I tell you one thing I do have. So many friends that can. ??! Thinking out load ???.
— LeBron James (@KingJames) February 18, 2021
Kujtojmë që 36-vjeçari ka marrëdhënie shumë të mira me emra të njohur të muzikës si Jay Z apo Snoop Dogg, të cilët janë fansa të LA Lakers. Në vitin 2018 basketbollisti u shfaq në të njëjtën skenë me Drake dhe Travis Scott gjatë një koncerti, duke i surprizuar fansat e tij. /abcnews.al