Leao te Real Madrid? Portugezi jep një deklaratë që tregon të ardhmen e tij

schedule17:10 - 27 Maj, 2022

schedule 17:10 - 27 Maj, 2022

Rafael Leao, protagonist i madh në triumfin e Milanit, foli për “A Bola” për të ardhmen e tij, duke komentuar edhe fjalët e Maldinit sot.

“Jam te Milani, kam edhe dy vite kontratë. I paprekshëm? Jam i lumtur për këto fjalë, ndihem si në shtëpinë time. Real Madrid? Jam shumë i lumtur, por jam me këmbë në tokë.

Është krenari të punosh me lojtarë me shumë përvojë. Sa për evoluimin tim, u largova nga Sportingu dhe shkova në Lille. Të tjerët ndoshta nuk e dinë këtë por Ligue 1 është një kampionat i fortë, unë u përmirësova atje.

Më pas transferimi i rëndësishëm në Milano. Dy vitet e para nuk shkuan siç doja, por tani jam pjekur dhe më i sigurt, sezoni ka shkuar ashtu siç unë kam dashur,” u shpreh Leao./ h.ll/abcnews.al