Leao “shtrëgon dhëmbët”, nesër testi final për të kuptuar nëse do të jetë ndaj Interit

schedule10:08 - 9 Maj, 2023

schedule 10:08 - 9 Maj, 2023

A do të jetë Leao në gjendje të luajë kundër Interit mbrëmjen e nesërme? Dyshimi te Milani ende nuk është zgjidhur. Stefano Pioli dhe stafi mjekësor predikojnë kujdes, ndërsa portugezi është i paduruar dhe optimist. Një kontroll që do të zhvillohet nesër në mëngjes pak orë para derbit ndaj Interit do të jetë vendimtar. Sulmuesi kuqezi do të vazhdojë trajtimin sot për t’u rikuperuar nga tendosja në muskul që pësoi të shtunën dhe pothuajse me siguri nuk do të jetë në fushë në Milanello me shokët e tij të skuadrës për seancën përfundimtare të planifikuar në orën 11:15. Shpresa është që të jetë të paktën në stol dhe më pas të vlerësohet hyrja e tij gjatë ndeshjes.

Askush nuk dëshiron të rrezikojë asgjë, edhe në funksion të ndeshjes së kthimit të së martës së ardhshme dhe finales së sezonit. Prandaj, përqindja e startimit të tij nesër në mbrëmje në San Siro, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, është shumë e ulët.

Dëshira e lojtarit është e madhe dhe ai po shtrëngon dhëmbët për të pasur mundësinë të startojë dhe të jetë i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij në këtë ndeshje tepër të rëndësishme kundër Interit, por nëse nuk do të jetë e mundur, Pioli nuk do të rrezikojë ta hedhë atë në fushë pasi mund të pësonte një dëmtim më të rëndë të cilin mund ta mbante më gjatë në të ardhmen jashtë fushave.

Pra, e thënë shkurtimisht, nesër do të kuptohet më qartë nëse Leao do të jetë në gjendje të futet në fushë në mbrëmje apo jo. Nëse jo, belgu Saelmaekers do të jetë në vendin e tij./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!