Një shqetësim muskular e detyroi Leao të humbasë ndeshjen e rëndësishme ndaj Interit në gjysmëfinalen e parë të Champions League, në të cilën Milani humbi me rezultatin 0-2.
Leao ka filluar stërvitjen e personalizuar në prag të sfidës ndaj Spezia në Serie A dhe rikuperimi i tij duket se do të jetë drejt përfundimit në pak ditë.
Sulmuesi portugez nuk do të rrezikohet në fundjavë dhe Pioli ka menduar që ta ketë në formën e tij më të mirë në ndeshjen e kthimit ndaj zikaltërve.
Leao është padyshim një nga pikat kyçe të Milanit, ku edhe nëse nuk shënon, ai është një problem shumë serioz për të gjithë mbrojtësit kundërshtarë./ h.ll/abcnews.al