Anësori i krahut të djathtë të mesfushës së Inter, Denzel Dumfries zhvilloi një paraqitje fantastike mbrëmjen e djeshme përballë rivalëve “djaj”, ku e vetmja detyrë e hollandezit ishte markim në mënyrë perfekte të anësorit të Milan, Rafael Leao, detyrë që “tulipani” e arriti me sukses, duke e nxjerrë “yllin” portugez pothuajse në çdo duel “jashtë loje”.
Për mediat pas ndeshjes, mbrojtësi hollandez, pa treguar në asnjë moment mungesë respekti ndaj “fantazistit” të Milan, tha se ishte detyra e tij për ta bërë Leaon të “padëmshëm”, gjë të cilën ia arriti.
“Duelet me Leaon? Ai është një lojtar i madh, ai është i rëndësishëm për ta. Më takonte mua ta bëja të padëmshëm. Kam respekt të madh për ai që është një lojtar i madh, gjithmonë i vështirë për t’u përballur, por sot si ekip kemi bërë shumë mirë. Detyra ime e parë është padyshim të mbroj”,- u shpreh Dumfries pas përfundimit të ndeshjes. /i.m /abcnews.al