Leandro Parades nuk po kalon momentin e tij më të mirë te PSG. Mesfushori argjentinas ishte sërish në stol ndaj Rennes dhe menjëherë pas ndeshjes bashkëshortja e tij bëri një postim në rrjetet sociale ku kritikon ashpër Pochettinon për lënien në stol të mesfushorit.
Paredes pas kthimit nga Copa America ka luajtur vetëm dy ndeshje me “parisienët”. Ndaj Brugges, ku u zëvendësua pas pjesës së parë dhe në fitoren përballë Montpeiller. Media raporton se shkak për këtë mund të jetë edhe Leo Messi.
Mesfushori ka një pagë të lartë dhe një vlerë tregu prej 22 milion eurosh. Statusi i tij si zëvendësues mund të peshojë shumë.
Nëse situata vazhdon të jetë kështu, ai do të jetë një nga emrat që do të dalin në treg. /abcnews.al