“Le të takohemi në Wuhan”, ish-epiqendra e Covid-19 nis fushatën për të tërhequr turistë

schedule15:15 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 15:15 - 4 Dhjetor, 2020

Qyteti që është konsideruar si vendi i “origjinës së koronavirusit” është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Por, këtë herë për një arsye tjetër.

“Le të takohemi në Wuhan”, është slogani i një fushate publicitare të nisur së fundi. EOT reaklamon qytetin duke promovuar atraksionet e tij më të mira me qëllim që të tërheqë turistë.

Në videon e përgatitur, premtohen momente unike për ata që vendosin ta vizitojnë qytetin.

Duhet të theksohet se Wuhan u fut në një karantinë 76 ditore duke bërë që banorët të rrinë mbyllur në banesat e tyre nga 23 janari deri më 8 prill. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 50,000 raste me koronavirusi dhe më shumë se 3,800 vdekje janë raportuar në qytetin me 10 milionë banorë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!