Le Parisien lëshon “bombën”: Ekziston mundësia që Messi mos të rikthehet më në Paris pas pezullimit

schedule23:45 - 4 Maj, 2023

schedule 23:45 - 4 Maj, 2023

Le Parisien analizoi çështjen e Lionel Messit dhe raportoi se ekziston mundësia që ai të mos kthehet në stërvitjet e Parisit kur të përfundojë pezullimi.

Një raport i Parisien që analizon të dhënat e fundit për sulmuesin 35-vjeçar ku thuhet se lojtari është i pakënaqur me atë që ka ndodhur së fundmi dhe nuk përjashton mundësinë e kryerjes së një shkeljeje të re disiplinore dhe të mos rikthehet në aktivitetet e ekipit kur të përfundojë pezullimi i tij.

Një gjë e tillë do të sjellë qartazi një dënim të ri apo edhe një zgjidhje të parakohshme të kontratës në mënyrën më poshtëruese për një “martesë” që nuk do të plotësojë as 2 vjet.

Sido që të jetë, Messi do të jetë një gjë e së kaluarës nga Parisi më së voni deri më 30 qershor, kur i skadon edhe kontrata. Barcelona është e vetmja mundësi realiste nëse kërkesat e tij financiare janë të tilla që kampionët e ardhshëm spanjoll mund t’i mbulojnë ato.

Ndryshe, e ardhmja e tij nuk dihet, me një ofertë të raportuar nga Al Hilal i Arabisë Saudite që ofron një rrugëdalje. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!