Zëdhënësi i partisë LDK, Besian Mustafa i ftuar në ‘Ballkan Update’ tha se partia ku ai bën pjesë ka nisur një tur falenderimi në shenjë mirënjohje për të gjithë votuesit e LDK. Më tej , ai u ndal tek formimi i qeverisë së re, ku theksoi se nëse zgjedhjet certifikohen, kuvendi do të mblidhet pas 30 ditësh dhe ‘topi’ është në anën e Vetëvendosjes e cila duhet të zgjedhj kryetarin e kuvendit.
“Që nga e shtuna kemi nisur turneun e falenderimeve, ku falenderojmë qytetarët që besuan në platformën. Jemi partia e parë që e bëjmë diçka të tillë, për të vijuar me fushatën për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor- nëntor pasi nuk është vendosur ende.
Për momentin kemi një ankesë të Vetëvendosjes për votat me postë. Ankesa fillimisht ishte refuzuar dhe tani presim përgjigje nga Gjykata Supreme e cila nesër ose pasnesër do kthejë përgjigje. Në Kosovë kemi një interpretim të Gjykatës Kushtetuese e cila thotë se partia e parë në zgjedhje duhet të emërojë dikë në krye të kuvendit. Është e drejtë që u takon atyre. Nëse të enjten certifikohen rezultatet, kemi 30 ditë kohë për të zgjedhur kryetarin. Kemi një hendek sepse nuk kemi informacion se sa duhet të zgjasë kjo seancën dhe Vetëvendosje duhet të ketë numrat 61 vota për të emëruar. Topi për momentin është në fushën e Vetëvendosjes.”
/ abcnews.al