LDK: Kosova sot ka dy probleme të mëdha, Asociacionin dhe shkëmbimin e territoreve

schedule22:11 - 21 Tetor, 2020

schedule 22:11 - 21 Tetor, 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, partisë në pushtet, Arben Gashi u shpreh sot se Kosova aktualisht ndodhet para dy problemeve madhore, atë të presionit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe ideja e shkëmbimit të territoreve.

Ne sot i kemi dy probleme madhore nuk duhet të kapemi mes vete por të bashkohemi. Këto janë problemet që ka Kosova dhe duhet të koordinohemi dhe duhet të ja japim në dispozicion ‘armët’ qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Në vijim ai shtoi se qeveria Hoti vetëm ka trashëguar marrëveshjet e nënshkruara vite më parë, nga ish kryeministri Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa./ db/Abcnews.al