Lidhja Demokratike e Kosovës e renditur e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit sipas rezultateve paraprake ka kërkuar rinumërim votash në shkallë vendi. Sipas partisë së Isa Mustafës, ka ndodhur një gabim teknik në formularët e KQZ-së.
Në një deklaratë për gazetën Express, kandidati për deputet nga LDK-ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi, u shpreh se kërkohet një numërim në shkallë vendi pasi dhe gabimi ka ndodhur në shkallë vendi.
Pra në të gjithë Kosovën. Sipas tij ky gabim mund të ndikojë në vetë rezultatin e zgjedhjeve. Dhe Nisma e Fatmir Limaj ka bërë një ankesë të ngjashme por duke u përqendruar vetëm në qytetin e Prizrenit. /ABC News Albania 24/7

