LDK e VV presin certifikimin e rezultatit zgjedhor për të vijuar negociatat për qeverinë

schedule15:56 - 19 Nëntor, 2019

schedule 15:56 - 19 Nëntor, 2019

Rinumërimi i votave në Kosovë, duket se ka ndërprerë procesin e negociatave mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit kërkon që të pritet certifikimi i rezultateve, që mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Llogaritë kanë nisur tashmë, se me kë mund të bashkohen dy partitë fituese për të krijuar qeverinë.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve deri më tani ka arritur të rinumërojë mbi 50% të vendvotimeve.

Pritet që ky process të përfundojë  në fillim të javës së ardhshme.

Ndërsa Nisma për Kosovën sipas Ismet Krasniqit nga Demokracia në Veprim që është marrë me vëzhgimin e procesit zgjedhor aktualisht ka vetëm 21 vota mbi pragun zgjedhor.

Ndërkohë LVV e LDK nuk po vazhdojnë takimet e tyre pa u certifikuar rezultatet.

Të dyja palët nuk kanë pranuar të flasim për media, zyrtarë të LDK-së thonë se po presin certifikimin e rezultateve, e ata të LVV-së  thonë se po e respektojnë këtë qëndrim të LDK-së.

Në rast të hyrjes së koalicionit Nisma AKR në Kuvend të dyja këto parti refuzojnë të bashkëqeverisin me këtë koalicion ani pse tashmë bashkë nuk arrijnë të kenë 61 deputetë, por mbeten me 57.

Edhe analisti Armend Muja thotë se koalicioni Nisma AKR duhet të qëndrojë në opozitë.

Unë mendoj që këtë herë ka pas mesazh që qeverisja duhet të jetë e re dhe qëndrimi i sovranit të Kosovës ka qenë që tia japin mandatin opozitës. Në këtë rast Nisma duhet të tërhiqet nga procesi sepse nuk ka logjikë që të hyjë në qeveri“.

LVV-ja tashmë ka zyrtarizuar se në grupin e saj parlamentar do të ketë deputetin e partisë egjiptinae  IRDK Elbert Krasniqi. Megjithatë do ti duhen edhe 3 vota të tjera për të arritur shumicën.

Këto dy parti mësohet se janë të interesuar të marrin në koalicion partitë e komunitetit joserb por jo edhe të Listës Serbe./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!