Janë duke vazhduar përpjekjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje para seancës së 3 shkurtit.
Këto dy parti janë në kontakt të vazhdueshëm por ende nuk ka rezultate konkrete.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa në kuadër të këtyre përpjekjeve ka mbledhur sërish kryesinë. Nënkryetari i partisë Lutfi Haziri ka lënë të nënkuptohet se ngecjet në bisedime vazhdojnë të jenë të posti i kryeparlamentarit.
Ai nuk konfirmoi se kur do të takohen këto dy parti për arritjen e marrëveshjes finale duke thënë se do të bëjnë përpjekje maksimale deri më datë tre shkurt në orën 10.00 një orë para seancës ku pritet të votohet qeveria Kurti.
Optimiste për një marrëveshje është shprehur të jetë edhe nënëkryetarja tjetër e partisë Vjosa Osmani.
LVV e LDK po mundohen të gjejnë një formulë të përbashkët për arritjen e marrëveshjes por LDK po instiston që për 1 vit të ketë postin e kryeparlamentarit kur edhe pritet të votohet presidenti i shtetit, derisa kanë hasur në rezistëncë të LVV-së.
Seanca për votimin e qeverisë Kurti pritet të mbahet më datë 3 shkurt në orën 11.00./abcnews.al