Lazio ka arritur të përforcohet në mesfushë, teksa ish-lojtari i Interit, Matias Vecino është tashmë zyrtarisht futbollisti më i ri që vihet nën urdhrat e Luciano Spallettit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kaltër, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se palët kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare.
“Matias Vecino është një lojtar i ri i S.S. Lazio. Futbollisti ka firmosur një kontratë për tre sezone sportive dhe do të bashkohet me skuadrën të mërkurën e ardhshme”, shkruhet në njoftim.
Pas përfundimit të aventurës së tij tek Interi, Vecino ishte një lojtar i lirë dhe tashmë është përforcimi që Maurizio Sarri kërkonte në mesin e fushës.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al