Lazio është shumë afër arritjes së transferimit të Alessio Romagnolit, pasi drejtuesit lacianë kanë arritur të bindin mbrojtësin.
Sipas “Gazzeta dello sport” Lazio ka rritur ofertën nga 2.5 në 2.8 milionë euro plus bonuse, me Romagnolin që kërkon minimumi 3 milionë euro në vit.
Romagnoli ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të zbresë nën 3 milionë euro neto në vit. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është tashmë e papërfillshme dhe pritet që klubi bardhekaltër të mbyllë tratativën me sukses në ditët e ardhshme. /f.a/abcnews.al