Thomas Strakosha nuk do të jetë i gatshëm për Lazion as në ndeshjen e sotme, kundër Crotone. Klubi italian ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar dhe emri i portierit shqiptar nuk figuron në të.
Strakosha një ditë më parë doli negativ në testin për COVID-19 dhe u shfaq në klinikën e klubit për të bërë disa vizita mjekësore shtesë, për të parë gjendjen shëndetësore.
Nuk besohet që Strakosha të ketë probleme, por pas kësaj periudhë pa ndeshje e stërvitje ai mund të mos jetë gati për Lazion. Së shpejti ai pritet të jetë në fushë dhe të vazhdojë të kapë kontributin e tij për skuadrën e Serie A. /abcnews.al