Lazio pranë një trajneri të ri, Lotito takim me teknikun kroat

schedule17:36 - 15 Mars, 2024

schedule 17:36 - 15 Mars, 2024

Giovanni Martusciello do të jetë trajner i parë kundër Frosinone, më pas do të emërohet trajneri i ri. Lazio aktualisht po punon për gjetjen e një emri të përshtatshëm, që pritet të zyrtarizohet pas ndeshjes së radhës të kampionatit. Falë pushimit që do të vijë pas raundit së 29-të të Serisë A, presidenti i “Bardhekatërve” do të ketë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të marrë vendimet e duhura.

Kandidati i parë është Igor Tudor i cili, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, këtë mbrëmje do të jetë në Romë për tu takuar me Presidentin Lotito, teksa kontaktet me trajnerin kroat janë intensifikuar orët e fundit dhe një pikë kthese mund të vijë mbrëmjen e sotme.

Në takim pritet ë të diskutohet për një kontratë të vlefshme të paktën deri më 30 qershor 2025 dhe nuk përjashtohet mundësia që Martusciello të rikthehet në rolin e zëvendësit pas ndeshjes së radhës, teksa në plan të dytë, për momentin, është  edhe kandidatura e Gennaro Gattuso, një tjetër trajner që Lotito po e vlerëson për “Shqiponjat” e Lazio. /i.m /abcnews.al