Lazio “pazar” te Milani, i merr mësues të ri Thomas Strakoshës

schedule12:17 - 23 Gusht, 2020

schedule 12:17 - 23 Gusht, 2020

Portieri i Milanit, Pepe Reina, mund të vazhdojë të qëndrojë në Serie A. Gardiani spanjoll është rikthyer sërish në Milano, pas huazimit gjashtë mujor në radhët e Aston Villës në Premier League. Në skuadrën kuqezi nuk ka vend për Reinën dhe është ekipi i Lazios që është shumë pranë transferimit të tij.

Pepe Reina

Sipas raportimit të gazetarit italian, Nicolo Schira, portieri është shumë pranë kalimit në kryeqytetin italian. Të dyja palët janë të kënaqura, pasi me largimin e Reinës Milani do të kursejë pagën e tij prej 6 milionë eurosh në sezon.Ndërkohë nga ana tjetër Lazio gjen zëvendësuesin e duhur për Thomas Strakoshën.

Igli Tare e shikon portierin si një veteran me vlera dhe portieri i kombëtares sonë do të mësojë nga eksperienca e Reinës. Sigurisht dhe 37-vjeçari është i lumtur, pasi do të qëndrojë dhe një sezon tjetër në nivele të larta. Sipas Schirës palët kanë gjetur akordin mes tyre dhe Reina do të përfitojë diku te 1.8 milionë euro në sezon. /abcnews.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!