Tjetër aventurë për Riza Durmisin, Roma humbet ndeshjen ndaj Spezias në tavolinë, teksa Napolii i rikthehet Victor Osimhen. Pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Nice, Lazio e ka huazuar sërish lojtarin me origjinë shqiptare.
Comunicato ufficiale: Riza Durmisi
➡️ https://t.co/WjXCtPoROQ pic.twitter.com/BiGis1438P
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 22, 2021
27-vjeçari i krahut të majtë të mbrojtjes, ka kaluar në formë huazimi deri në fund të sezonit te Salernitana, ekip që garon në Serie B. Ndërkohë, Roma e ka humbur 0-3 në tavolinë takimin e Kupës së Italisë ndaj Spezias.
Përballja e luajtur tre ditë më parë në “Olimpico”, përfundoi 2-4 për miqtë, të cilët siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Kupës. Roma bëri një gafë, kreu 6 zëvendësime dhe Gjykatësi Sportiv i ka dhuruar triumfin në tavolinë ekipit të Ismajlit.
? | @victorosimhen9 è guarito dal Covid-19 ?
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/WxUweYoJXM
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 22, 2021
Gennar Gattuso ka marrë një lajm të mirë përpara përballjes së ditës së diel kundër Hellas Verona në transfertë. Qendërsulmuesi i skuadrës, Victor Osimhen ka rezultuar negativ në tamponin e kryer, duke fituar betejën përballë koronavirusit. /abcnews.al