Lazeri ndaj Schmeichel dhe vërshëllimi i himnit, UEFA gjobit Anglinë

schedule14:56 - 10 Korrik, 2021

schedule 14:56 - 10 Korrik, 2021

Një penallti më shumë se e dyshimtë i dhuroi Anglisë fitoren ndaj Danimarkës në shtesa dhe kalimin në finalen e Euro 2020. 90 minutat e takimit gjysmëfinal u mbyllën në barazim 1-1, teksa vendasit fituan një penallti në minutën e 104-t.

Kasper Schmeichel priti goditjen e parë të Harry Kane, por sulmuesi anglez dërgoi në rrjetë topin e rikthyer. Portieri i Leicester City u përball edhe me lazerat e tifozëve ishullorë, të cilët tentuan ta shpërqendronin në momentin vendimtar.

Një veprim aspak “fair-play” dhe i patolerueshëm, që ka sjellë edhe reagimin e UEFA-s. Qeveria Evropiane e Futbollit ka gjobitur FA (Federata Angleze) me 30 mijë euro, edhe për faktin që vendasit vërshëllyen himnin danez dhe ndezën fishekzjarrë gjatë ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!