Lazarati krah Bashës apo Berishës? Bejko: Ka një mijë arsye për të qenë me doktorin

schedule22:17 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 22:17 - 27 Dhjetor, 2021

Lazarati njihen si bastion i demokratëve, por ndarja e partisë në 2 kampe, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD Lulzim Basha i ka “detyruar” të pozicionohen në një anë.

 Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko i pyetur në emisionin “Log.” në Abc se cila pjesë e PD e trashëgon Lazaratin, hezitoi të përgjigjet duke thënë se nuk është interesuar. Megjithatë në fund ai tha Lazarati është i ndarë dhe se rinia është Berishën.

“S’jam interesuar se kush e ka tani Lazaratin, e di pse s’jam interesuar sepse atë referendum unë s’e njoh (referndumin e Berishës për shkarkimin e Bashës). Kam përshtypje se Lazarati është i ndarë, pjesa e rinisë është me doktorin, Lazarati ka njëmijë arsye për të qenë me doktorin, në aspektin personal”, tha Bejko .

“293 pro shkarkimit të Bashës në Lazarat nga ata që kanë marrë pjesë në votim”, shtoi Belind Këlliçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!