Lazarat/ Eksploziv shtëpisë së të dënuarit për vrasjen e efektivit të RENEA-s

schedule15:55 - 5 Prill, 2018

schedule 15:55 - 5 Prill, 2018

Shtëpia e një prej të dënuarve nga fshati Lazarat për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, u sulmua gjatë natës me lëndë plasëse. Policia njoftoi se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Eshtë fjala për banesën e shtetasit Klodian Selimi, i dënuar 13 vjet burg, një nga të pandehurit që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s./abcnews.al