Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se vendimi për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në tokën ruse ishte “marrë shumë kohë më parë”.
Lavrov po komentonte raportet për heqjen e ndalimit të përdorimit të raketave anglo-franceze ” Storm Shadoë” dhe SHBA-së, të cilat kanë një rreze prej 190 miljesh ose më shumë, brenda Rusisë nga Ukraina.
“Ne nuk kemi asnjë dyshim se vendimi për heqjen e kufizimeve për armët me rreze të gjatë për një sulm në territorin e Federatës Ruse është marrë shumë kohë më parë,” tha Lavrov.
Lavrov vazhdoi të pretendonte se vendet perëndimore i dhanë Ukrainës informacion që do t’i lejonte ata të kryenin sulme brenda Rusisë kundër objektivave, përfshirë infrastrukturën civile.
/abcnews.al