Lavrov: “Të gatshëm” për të prishur marrëdhëniet me BE, për sanksionet

schedule11:03 - 12 Shkurt, 2021

schedule 11:03 - 12 Shkurt, 2021

Rusia, është e vendosur të ndërpresë lidhjet me BE nëse unioni është i vendosur të vazhdojë me sanksionet mbi burgimin e Alexei Navalny.

Diplomati i lartë rus Sergej Lavrov në një prononcim për mediat është shprehur se me sjellje të tilla BE tregon se unioni dëshiron të shkëpusë marrëdhëniet me Perëndimin.

Lavrov këto komente i ka bërë pas bisedimeve të tensionuara javën e kaluar me diplomatin e lartë të BE, Joseph Borrell  në Moskë

Ministri Lavrov ka thënë se Rusia ishte e përgatitur të prishte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nëse vazhdohet me sanksionet e planifikuara.

“Ne vazhdojmë të themi se jemi gati për një gjë të tillë. Në rast se shohim sanksione të vendosura në disa sektorë që krijojnë rreziqe për ekonominë tonë në sferat më të ndjeshme. Ne nuk duam ta izolojmë veten nga pjesa tjetër e globit, por duhet të jemi të gatshëm për këtë. Nëse doni paqe, atëherë përgatituni për luftë”, ka thënë Lavrov.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!