Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është takuar me presidentin iranian, Ebrahim Raisi, në Teheran.
Irani ka furnizuar Rusinë me drone kamikaze Shahed për luftën kundër Ukrainës, teksa Kievi i ka kërkuar Teheranit të ndalojë furnizimin me dronët, të cilët Moska i përdor për të sulmuar qytetet dhe infrastrukturën ukrainase.
Lavrov shkoi në Teheran menjëherë pas një udhëtimi në Azi në Kinë dhe Korenë e Veriut, kjo e fundit gjithashtu një furnizues i armëve në Rusi për përdorim kundër Ukrainës.
/abcnews.al