Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, ka sqaruar në Beograd se Kremlini nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai akuzoi vendet e NATO-s për presion në Ballkan.
Rusia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i është përgjigjur kërkesës së presidentit kosovar, Hashim Thaçi, në idenë e njohjes së pavarësisë nga Rusia. Ai ka thënë se është për zgjidhje të të gjitha problemeve në Europë me marrëveshje.
Sergej Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë: “Ai, si shumica e politikanëve në Prishtinë, duhet të merren me punët e tyre dhe sidomos me faktin që janë të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës. Ne e respektojmë rezolutën 1244 dhe retoritkat e tilla nuk ndryshojnë mendimin tonë”.
Homologu i tij serb, Ivica Daçiç, ka kritikuar gjithashtu qëndrimet e Prishtinës duke falendëruar Rusinë për mbështetje.
Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Thaçi ka deklaruar se njohja nga Rusia do ta ndihmonte procesin, e unë them që është e logjikshme tërheqja e njohjes nga SHBA dhe Britania e Madhe do ta ndihmonte ndalimin e histerisë së madhe shqiptare në rajon”.
Kryediplomati rus akuzoi vendet anëtare të NATO-s për presion në Ballkan. Për të në Serbi janë përgatitur aktivitete të ndryshme dhe dhurata nga zemra.
Idro Seferi: “Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, ka quajtur të papërshtatshme në Europë, pasi për shkak se siç ka thënë disa vende të NATO-s tentojnë të zgjerohen në Ballkan, përfshirë Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjen në drejtim të lindjes”./abcnews.al
Idro Seferi, gazetar i ABC News