Lavrov: Rusia nuk dëshiron përshkallëzim, por politikanët perëndimorë sillen si fëmijë

schedule21:32 - 20 Shtator, 2024

schedule 21:32 - 20 Shtator, 2024

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron të përshkallëzojë tensionet me vendet perëndimore, por se, siç tha ai, “politikanët e këtyre vendeve sillen si fëmijë”.

“Ne nuk duam përshkallëzim… Duket se politikanët perëndimorë me të vërtetë kanë mentalitetin e një fëmije, edhe pse ata zënë poste përgjegjëse si të rritur: ministra, kryeministra, kancelarë, presidentë”, tha Lavrov.

Lavrov theksoi se për disa muaj bota ka diskutuar se si Rusia “kërcënon” dhe flet vetëm për “vijat e kuqe”.

Në të njëjtën kohë, vendet perëndimore i kalojnë vazhdimisht dhe asgjë nuk ndodh,” tha ai.

Ministri rus shtoi gjithashtu se vendimet për t’i dhënë Kievit raketa perëndimore me rreze të gjatë dhe për të lejuar që ai të synojë objektivat ruse do të shkaktonte luftë të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Federatës Ruse.

Nëse po flasim për armë me raketa me rreze të gjatë, atëherë të gjithë e kuptojnë se vetë ukrainasit nuk do të jenë në gjendje t’i përdorin ato. Synimi, të dhënat satelitore, misionet e fluturimit, e gjithë kjo mund të bëhet vetëm nga ekspertë nga vendi që prodhon këto armë“, përfundoi Lavrov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!