Lavrov: Rusia, mirënjohëse ndaj vendeve të Amerikës Latine që nuk iu bashkuan sanksioneve perëndimore

schedule09:52 - 14 Prill, 2023

schedule 09:52 - 14 Prill, 2023

“Rusia vlerësoi vendimin e vendeve të Amerikës Latine për të mos u bashkuar me sanksionet e Perëndimit”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, para zhvillimit të një turi në Amerikën Latine në fund të prillit, shkruan Tass.

“Nuk është rastësi që përpjekjet për të braktisur dollarin amerikan në tregtinë e jashtme dhe për të krijuar një infrastrukturë transporti, logjistike, lidhjesh ndërbankare, financiare dhe ekonomike që nuk kontrollohen nga Perëndimi janë rritur ndjeshëm në mbarë botën.

Natyrisht, rreth tre të katërtat e vendeve anembanë globit, duke përfshirë miqtë tanë të Amerikës Latine, zgjodhën të mos bashkohen me sanksionet kundër Rusisë. Ne i vlerësuam ata për këtë”, teksoi ai.

Sipas kryediplomatit rus, gjithçka që po ndodh në dhe rreth Ukrainës është pjesë e luftës që po shpaloset për rendin e ardhshëm ndërkombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!