Lavrov përfundon me urgjencë në spital

schedule10:22 - 14 Nëntor, 2022

schedule 10:22 - 14 Nëntor, 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u dërgua me urgjencë në spital sapo mbërriti në Bali të Indonezisë për samitin e G20.

Lexo edhe: Delegatët e G20 gjejnë mënyrën për të “shpëtuar” nga Rusia, anulohet fotoja familjare

Zyrtarët indonezianë të kenë thënë se diplomati rus po trajtohej në ishullin turistik. Dy nga burimet e paidentifikuara thanë se Lavrov kishte një sëmundje të zemrës.

Liderët e G20 janë mbledhur në samitin e radhës në Indonezi, ku do të marrë pjesë virtualisht edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Homologu i tij rus nuk do të jetë i pranishëm.