Lavrov: Perëndimi të pajtohet sa më shpejt me realitetet e reja gjeopolitike

schedule08:33 - 30 Prill, 2022

schedule 08:33 - 30 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov i ka bërë thirrje perëndimit që “sa më shpejt” të pajtohet me “realitetet e reja gjeopolitike”,  aq më mirë do të jetë për komunitetin ndërkombëtar.

Sot nuk po flasim për një ‘luftë të re të ftohtë’, por, siç e kam theksuar tashmë, për dëshirën e vazhdueshme të Uashingtonit që e imagjinon veten si ‘arbitër të fatit të njerëzimit’, për të imponuar modelin amerikan si modelin qendror të rendit botëror.

Ka arritur deri në pikën që pakica perëndimore po përpiqet të zëvendësojë arkitekturën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare të formuar pas Luftës së Dytë Botërore me ‘rendin e tyre të bazuar në rregulla’. Këto rregulla janë shkruar nga vetë Uashingtoni dhe aleatët e tij dhe më pas i imponohen komunitetit ndërkombëtar si të detyrueshme”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!