Lavrov në Amerikën Latine: Të bashkohemi kundër shantazhit perëndimor

schedule11:30 - 19 Prill, 2023

schedule 11:30 - 19 Prill, 2023

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndodhet në një tur në Amerikën Latine, bëri thirrje për tu bashkuar kundër shantazhit të Perëndimit.

“Është e nevojshme të bashkojmë forcat tona për t’u përballur me përpjekjet e shantazhit dhe presionet e njëanshme të paligjshme të Perëndimit,” tha Lavrov gjatë një konference për shtyp me homologun e tij venezuelian Ivan Zil, duke folur për “një botë shumëpolare”.

Lavrov zhvilloi bisedime në mbrëmje me presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro. Ky i fundit foli në Tëitter për një “takim që forcon marrëdhëniet dypalëshe dhe planin e bashkëpunimit” mes dy vendeve.

Pas Brazilit, Venezuela është ndalesa e dytë e turneut të Lavrov në Amerikën Latine. Ai gjithashtu do të shkojë në Kubë dhe Nikaragua.

Ministri rus iu referua edhe luftës në Ukrainë, duke siguruar: “Ne do të zgjidhim situatën në Ukrainë dhe konfliktet e tjera në botë falë parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara për sovranitetin e shteteve.

“Misioni ynë është të sigurohemi që Karta e Kombeve të Bashkuara të zbatohet në tërësinë e saj dhe që e drejta për vetëvendosje të mos shfuqizohet kur i përshtatet Perëndimit,” shtoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!