Lavrov mbron përdorimin e të drejtës së vetos nga Rusia në OKB

schedule22:21 - 20 Shtator, 2023

schedule 22:21 - 20 Shtator, 2023

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mbrojtur përdorimin e të drejtës së vetos nga vendi i tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si një “mjet legjitim” të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Lavrov po i drejtohej Këshillit të Sigurimit të mërkurën menjëherë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për heqjen e të drejtës së vetos Rusisë për luftën e Moskës kundër fqinjit të saj.

“Përdorimi i vetos është një mjet absolutisht legjitim i përcaktuar në Kartën KB me qëllim parandalimin e vendimeve që mund të çojnë në shpërbërjen e organizatës”, tha Lavrov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!