Lavrov: Lindja e Mesme është në prag të një lufte të madhe rajonale

schedule13:58 - 9 Shtator, 2024

schedule 13:58 - 9 Shtator, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, vlerësoi se Lindja e Mesme është në prag të një lufte të madhe.

“Lindja e Mesme është përsëri në prag të një lufte të madhe rajonale dhe është përgjegjësia jonë e përbashkët për të parandaluar që kjo të ndodhë”, tha Lavrov.

Ministri deklaroi se paaftësia e ndërkombëtarëve për të ndalur luftimet në Rripin e Gazës ka çuar në një përkeqësim të papritur të situatës ushtarako-politike në të gjithë Lindjen e Mesme: nga kufiri i Libanit dhe Izraelit deri në Detin e Kuq dhe në në të njëjtën kohë, konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka arritur një nivel të ri të rrezikshëm.

/abcnews.al