Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij kinez Wang Li në Bruksel tha se Moska nuk ka marrëdhënie të mira me BE-në si një organizatë, duke fajësuar Brukselin për këtë.
” E gjithë struktura e këtyre marrëdhënieve u shkatërrua nga vendimet e njëanshme të Brukselit, “tha Lavrov.
Ai tha se pavarësisht situatës Rusia është e hapur për dialog me BE nëse Brukseli vendos të rregullojë marrëdhëniet dypalëshe.
“Nëse europianët e konsiderojnë të drejtë të eliminojnë këto anomali në marrëdhëniet e tyre me fqinjin e tyre më të madh, natyrisht, ne do të jemi të gatshëm t’i rindërtojmë këto marrëdhënie në bazë të barazisë, dhe një ekuilibri interesash,” tha ai.
Lavrov tha se Rusia dhe Kina do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe tregtare nga kërcënimet e vendeve të tjera./abcnews.al