Lavrov: Krimea, pjesë e Rusisë. Kjo çështje është e mbyllur

schedule17:51 - 16 Mars, 2024

schedule 17:51 - 16 Mars, 2024

“Krimea dhe Sevastopoli janë pjesë integrale e Rusisë dhe çështja e përkatësisë së tyre është mbyllur përgjithmonë”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, rus Sergej Lavrov.

“Çështja e lidhjes së Krimesë dhe Sevastopolit është mbyllur. Gadishulli është pjesë përbërëse e Rusisë,” theksoi kryediplomati.

“Gjatë viteve të fundit, shumë probleme të trashëguara nga Ukraina janë zgjidhur. Me perspektiva të qarta të zhvillimit të tyre të mëtejshëm, banorët e Krimesë mund të shohin të ardhmen me besim dhe optimizëm,” shtoi ai.

Sipas Lavrovit, 10 vjet më parë, më 16 mars 2014, banorët e Krimesë përcaktuan të ardhmen e tyre në mënyrë të pavarur dhe të vetëdijshme, pasi u ribashkuan me Rusinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!