Lavrov kërcënon hapur Ukrainën: Të përmbushë propozimet e Moskës

schedule09:46 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 09:46 - 27 Dhjetor, 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se propozimet e Moskës për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës janë tamshmë të njohura për Kievin dhe i takon autoriteteve ukrainase t’i përmbushin ato.

Në të kundërt ushtria ruse do të marrë vendimet e saj rreth kësaj çështjeje. Më tej shtoi se propozimet e Rusisë për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga Kievi, si dhe për eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë, janë të njohura për Ukrainën.

“Çështja është e thjeshtë: përmbushni ato për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse,” tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!