Lavrov: Ka ende mundësi për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit

schedule08:06 - 22 Korrik, 2020

schedule 08:06 - 22 Korrik, 2020

Kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov, së fundmi është shprehur se Rusia shikon ende një mundësi për shpëtimin e marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian

Marrëveshja, e quajtur, Plaveprimi Global i Përbashkët (PAGC),e arritur në vitin 2015 mes Kinës, Rusisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Iranit është kërcënuar të prishet që kur Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme në vitin 2018, para rivendosjes së sanskioneve të rënda kundër Teheranit.

Në vitin 2019, Irani filloi një shkëputje graduale në përgjigje të këtij vendimi të SHBA-së.

Ne jemi të bindur se një mundësi ekziston akoma për të rikthyer PAGC në një situatë të qendrueshme”, konfirmoi Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, gjatë një takimi në Moskë me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif.

Në çdo rast, ne, ashtu si miqtë tanë iranianë po bëjmë të pamundurën për këtë”, shtoi ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se marrëdhënia mes Moskës dhe Teheranit bazohen në respektin e ndërsjellë dhe do të sjellin paqe dhe stabilitet në rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!