Lavrov i sheh stërvitjet e fundit të NATO-s si të paprecedentë që nga epoka e Luftës së Ftohtë

schedule09:21 - 10 Tetor, 2023

schedule 09:21 - 10 Tetor, 2023

“Stërvitjet e fundit të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara me aleatët e NATO-s u bënë të paprecedentë që nga fundi i epokës së Luftës së Ftohtë”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbi respektimin e parimeve të Kartës së OKB-së, shkruan Tass.

“Seria e stërvitjeve të përbashkëta të mbajtura kohët e fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s në Evropë, që përfshinin skenarë të përdorimit të armëve bërthamore kundër Rusisë, ishin të paprecedentë”, theksoi Lavrov.

Ai akuzoi “politikanë të papërgjegjshëm” se ishin të fiksuar pas pandëshkueshmërisë së tyre mes asaj që ai tha se ishte një mungesë totale e ndjenjës bazë të vetë-ruajtjes pasi ata deklaruan detyrën për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë.

Kryediplomati rus kujtoi se garancitë e liderëve perëndimorë se NATO nuk do të zgjerohej në lindje u provuan të ishin një mashtrim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!