Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një takimi me homologun e tij indian, tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të vazhdojnë duke theksuar se Ukraina është treguar më e mirëkuptueshme për situatën në Krime dhe Donbas, sipas The Guardian.
Lavrov ka thënë gjithashtu se Rusia do të nxisë pagesën e mallrave rusë në rubla, diçka që nuk do ti pëlqejë Kyrylo Shevchenko, guvernatorit të Bankës së Ukrainës. Ky i fundi i ka kërkuar SHBA-së , Japonisë, Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe të ndalojnë transaksionet në rubla.
Gjithashtu ai theksoi se Moska po përgatit një përgjigje ndaj propozimeve të Ukrainës për një marrëveshje të mundshme paqeje.
Rinisja e negociatave është planifikuar ditën e sotme.
/abcnews.al