Lavrov do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 23 shtator

schedule17:43 - 19 Shtator, 2023

schedule 17:43 - 19 Shtator, 2023

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov do të flasë në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 shtator.

Kështu u shpreh në një konferencë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan Tass.

“Ngjarja kryesore e qëndrimit të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Nju Jork do të jetë fjalimi i tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i tij është planifikuar për 23 shtator,” tha Zakharova.

Ajo zbuloi se Lavrov “do të prezantojë në detaje qasjet parimore të Rusisë për çështjet më të rëndësishme globale, duke përfshirë zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare me synimin për të krijuar një rend botëror me të vërtetë shumëpolar bazuar në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së. në tërësinë e tij dhe normat e tjera themelore juridike ndërkombëtare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!