Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Kinë, një partner i rëndësishëm diplomatik dhe ekonomik i Moskës.
“Më 8 dhe 9 prill, Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, gjatë së cilës janë planifikuar bisedime me homologun e tij kinez Wang Yi”, tha ministria në një deklaratë./abcnews.al